a) Komisioni qendror i futjes në Arka mblidhet në selinë e Federatës ,Grupit ose në një vend tjetër të miratuar nga Federata rreth një orë parë fillimit të proçesit. Ai pregatit vendin për një process sa më të rregullt dhe transparent. Është absolutisht e ndaluar që një person të fusi në arka pëllumbat e tij edhe nqs ky i fundit bën pjesë në komisjonin e Garave. Për rrespektimin e sa thamë më lart përgjegjës është Komisioni i Garave. Nuk lejohet të futen në arka pellumba me unaza të manipuluara (të prera , të ngjitura etj) ose pa unazë. Është detyrim i komisionit të Garave që të mos lejojë që kjo të ndodhë. Komisioni njofton shoqatën ose grupimin përkatës për ekzistencën e pëllumbave të tille. Rritesi që sjell në garë pëllumba me unaza të manipuluara do t’i nënshtrohet masave disiplinore.
b) Lojtarët që luajnë me llastiqe duhet të shoqërojnë pëllumbat e tyre me një listë me numrat e unazave në krah të të cilave shënohen numrat e gominave. Në fund të fujtjes në arka lista me të dhënat për çdo rritës futen në zarfat përkates dhe vulosen.
c) Çdo Individ (shoqatë) është i detyruar të sjelli në garë vetëm ato pëllumba të cilët i ka deklaruar në listën paraprake të garës së parë. Kjo listë dërgohet pranë drejtuesit të grupimit dhe ky i fundit ia dërgon federatës jo më vonë se 2 javë para fillimit të garës së parë. Nqs nuk respektohet ky afat, konkurrenti nuk merr pjesë në garë.
d) Në momentin e futjes së pëllumbave në garë çdo rritës është i detyruar të bëjë pagesën për pjesmarrjen në garë. Ajo është një kuotë fikse ,3.5 E për pëllumb, dhe në të pëfshihen shpenzimet për gjashtë hedhje. Ajo bëhet në fillim të garës së parë për të gjithë pëllumbat që do të garojnë gjatë gjithë edicionit të garave. Kuoata mund të ndryshohet me vendim të mbledhjes së kryetarëve (përfaqsuesve të grupeve). per garat e zogjve te rinj, kuota per pellumb eshte e njejte, por numri i hedhjeve ndryshon ne vartesi te pellumbave qe do te grumbullohen. (3 ose 4 hedhje).
e) Pasi ka mbaruar i gjithë procesi i futjes në arka , të gjitha arkat vulosen , plumçosen dyllosen, ose ndonjë mënyrë tjetër sigurie, që nga ky moment gjatë gjithë kohës së transportit deri në momentin e lëshimit. Komisioni i Garës është përgjegjës për sigurimin e të gjitha kushteve të mundshme për një transport sa më komod deri në lëshimin e këtyre të fundit duke respektuar numrin e pëllumbave për kafaz në raport me distancën ,kushtet klimaterike gjatë gjithë kohës që pëllumbat janë në kafaz. Pëllumbat pasi janë futur në arka, janë në dispozicion të grupit të shoqërimit i cili është pergjegjes për të gjithë kohën e transportit deri në lëshim. Grupi i shoqërimit është përgjegjës për ushqimin dhe dhënien ujë të pëllumbave gjatë gjithë udhëtimit deri në momentin e lëshimit të pëllumbave.
f) Pëllumbat lëshohen në ditën, orën dhe vendin e caktuar. I gjithë procesi i lëshimit që nga prerja e plumçeve, fashetave, hapja e arkave, deri te kontrolli I arkave bosh filmohet dhe vihet në dispozicion të Komisionit të garës. Nqs në momentin e lëshimit kushtet atmosferike janë të pa përshtashme atëhere gara shtyhet për një orë. Nqs dhe pas një ore kushtet janë përsëri të pa përshtatshme atëhere gara shtyhet për ditën tjetër. Nqs dhe ditën tjetër kushtet atmosferike janë përsëri të pa përshtatshme ,pëllumbat kthehen mbrapsh dhe gara quhet e pezulluar.